Vritet 10 vjeçari, “luftëtari” më i ri i ISIS-it

untitled_2515Mbështetësit e ISIS-it po shpërndajnë një fotografi ku shihet një 10 vjeçar, për të cilin flasin me krenari se “është vrarë duke mbrojtur Shtetin Islamik”, transmeton BW.

Fotografitë, vërtetësia e të cilave ende nuk është konfirmuar, paraqesin një djalë të ri, rreth 10 vjeçar duke mbajtur në dorë një armë.

Një hulumtues në “Quilliam Foundation”, ka deklaruar se fotografitë e këtij djaloshi, po përdoren nëpër rrjetet sociale për “të përkujtuar të gjithë martirët e vegjël të ISIS-it”.