Vëllai vret motrën dhe e ndan copa-copa, më pas e hedh në plehra (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë. Një 62 vjeçar ka vrarë motrën e tij dhe më pas për të humbur gjurmët e ka ndarë atë copa-copa dhe e ka hedhur në koshin e plehrave.

Ngjarja ka ndodhur në Romë në rrugën “Guido Reni” dhe mediat italiane shprehen se motër dhe vëlla jetonin së bashku në një apartament dhe asnjëherë nuk janë dëgjuar të zihen nga fqinjët.

Policia dyshon se krimi i rëndë ka ndodhur për probleme ekonomike.

Maurizio Diotallevi, pas disa orësh marrje në pyetje nga oficerët e krimit pranoi se kishte vrarë motrën, Nicolletën, 58 vjeçe, dhe më pas e kishte ndarë trupin e në disa copa e më pas e kishte hedhur me kuti në tre kosha me mbeturina.

Provat që kanë “fundosur” 62-vjeçarin ka qenë edhe kamerat e sigurisë që e kanë kapur atë gjatë natës së 14 dhe 15 gushtit teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave.

Ndërkohë, dy kutitë e tjera u gjetën në lagje të ndryshme, ku ishte trupi, sendet e saj personale dhe rrobat.