Uragani “Harvey”/ Teksas, në plazh del një krijesë misterioze (Video)

loading...

loading...

Uragani Harvey nxorri një krijesë të çuditshme deti, fotot e kafshës u nxorën në internet dhe gruaja që e gjeti, Preeti Desai kërkoi ndihmë për identifikimin e saj.
Specialisti i biologjisë, Dr. Kenneth Tighe beson se mund të jetë një gjarpër deti ose mund të jetë një ngjalë, edhe pse ende nuk kanë dal ne përfundime zyrtare. Gjarpri i zhurmës, zakonisht gjendet në ujërat midis 30 dhe 90 metra thellë në oqeanin Atlantik Perëndimor.
Zonja Desai, e cila ishte në plazh duke vlerësuar dëmet nga stuhia, i tha BBC: “Ishte krejtësisht e papritur, nuk është diçka që zakonisht do të shihni në një plazh. Mendova se mund të ishte diçka nga deti i thellë që mund të ketë dalë në breg. Ne ishim në një plazh në Teksas City dhe e panë këtë gjë nga larg, kështu që unë u afrova për të kuptuar se çfarë ishte”.
Për më shume detaje shikoni Videon e mëposhtme:

Video Link

loading...