Tronditet kisha. “Maria nuk ka qenë virgjëreshë”!


Një murgeshë në Spanjë ka marrë kërcënime me vdekje nga katolikët e zemëruar pas deklaratës së saj se Maria, ka kryer marrëdhënie seksuale me burrin e saj Jozefin – ashtu si çdo çift normal.

“Unë mendoj se Maria ishte e dashuruar me Jozefin dhe se ata ishin një çift normal dhe të kesh marrëdhënie seksuale është një gjë normale”, ka thënë Lucia Caram në emisionin “Chester in Love”, sipas Guardian.

“Është e vështirë të besohet dhe e vështirë të shpjegohet virgjëria, duke shkaktuar humor tek njerëzit, pasi mesazhi bëhet i pabesueshëm. Nëpërmjet seksit njerëzit shprehin dashurinë dhe lumturinë, duke më përfshirë dhe mua”, është shprehur motër Lucia.

Menjëherë pas kësaj deklarate e cila shkaktoi zemërim dhe polemika të shumta tek besimtarët, peshkopi i kishës së Motër Lucia doli në një deklaratë dhe kërkoi ndjesë për të gjitha ato që shprehu murgesha. “Deklarata e Lucias është keqinterpretuar dhe nuk janë në përputhje me besimin e kishës katolike“, ka thënë ai.

Caram, e cila jeton në një manastir në Katalonjë, ka reaguar dhe vetë në Twitter, duke thënë, “Në qoftë se dikush është fyer dhe lënduar nga qëndrimet apo mendimet e mija, unë kërkoj falje“.

Komenti i Caram shkaktoi edhe një peticion online duke kërkuar që ajo të pezullohet nga urdhri i saj, raporton Guardian.