Tragjedi në familje, Sali Berisha humb personin më të shtrenjtë të jetës së tij

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka humbur ditën e sotme motrën e tij Hajrie Ram Osmani.

Ai ka marrë vesh lajmin e hidhur për gjithë familjen Berisha vetëm disa orë më parë.

Ajo ishte motra e tij e vetme ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ai kishte humbur edhe të vëllanë Selimin.

Shkaqet e vdekjes së saj nuk janë bërë ende të ditura.

E ndjera banonte në kodër Kamëz pranë familjes dhe ishte kujdesur shumë për të vëllanë që në vogëli, kështu që lidhja mes tyre ishte vërtet diçka speciale.