Tiranë, vrasje me armë zjarri te “Mihal Grameno”

Tiranë, vrasje me armë zjarri te

Tronditet Tirana nga një tjetër krim i rëndë, një 45 vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të rrugës “Mihal Grameno”.

Viktima është 45 vjeçari Hasan Talja nga Bulqiza me banim në Tiranë, i cili është qëlluar pranë banesës së tij në rrugën “Bajram Allaraj” zona ku shkon për te Qyteti Studenti në të djathtë të tregut elektrik.

Ngjarja ndodhi në momente kur rruga kishte banorë dhe kalimtarë të ndryshëm duke ngjallur pasiguri në zonë.

Hasan Talja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital ku për shkak të gjendjes kritike ndërroi jetë.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur krimi ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Aktualisht vijojnë hetimet ndërsa po mblidhen dëshmitë e personave të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Viktima kishte në pronësi disa biznese në vendlindjen e tij, në Bulqizë.

Ndërsa vëllai i tij, Sabah Talja është arrestuar nga policia në qershor të vitit 2012, pasi iu gjetën në makinë rreth 300 kg lëndë plasëse, që dyshohej se do të përdorej për shpërthimet në zonën D të minierës së Bulqizës. Talja e transportonte eksplozivin pa leje dhe pa fletë shoqërimi.