Teston të dashurin duke i çuar një bionde, por…

Një vajzë ka menduar që të testojë të dashurin e saj, duke futur një “rivale” për ta provokuar. Ajo është lidhur me një grup djemsh që kapin mashtruesit ose e thënë ndryshe tradhtarët.

Layla vendosi ta vendosë  të dashurin e saj në provë me një vajzë të bardhë dhe bionde. Kështu teksa i dashuri i saj ishte duke luajtur basketboll në park, aktorja i afrohet dhe flirton me të, ajo i kërkon që t’i mësojë këtë lloj sporti, por mesa duket djali nuk i ka rezistuar dot.

I dashuri i saj e ka pranuar që ka të dashur, por e ka puthur bionden dhe madje ka lënë edhe takim me të. Këtë situatë Layla nuk e ka përballuar dot, ka kërkuar që të ndalohet videoja, duke akuzuar organizatorët se kishin marrë një lavire për këtë rol, pasi ajo e ka puthur në park, ku pranë tyre kishte edhe fëmijë, për më tepër shikoni videon.