Super Piloti Kumanovar ne Zvicër, çmendet Euro Kontrolli !

kumanovari1

Nje Super Pilot qe Zvicrra po cmendet me punet e pilotit qe deri me tani nuk ka arrit asnje pilot te beje nje pune sic e bene Shqiptari nga Kumanova qe jeton ne Zvicer, Ai eshte nga nje fshat i Kumanoves VAKSINCE tani eshte ne Ziverr si nje Super Piloti !

Takimin e parë me Burim Aliun, (i lindur në fshatin Vaksince të Kumanovës, më 8 gusht 1980) e patëm në banesën e babait të tij, Ahmet Aliut, në St.Galen. Ishte pikërisht Ahmeti i cili duke e parë zellin e të birit, që e inkuadroi jo vetëm moralisht por edhe financiarisht, sepse gati i tërë shkollimi në profesionin e pilotit duhej finan cuar nga xhepi. Po në këtë drejtim Burimin e ndihmuan edhe e ëma dhe bashkëshortja e tij, duke pasur besim se ai do t’ia del në ketë profesion të vështirë, por edhe të rrallë ndër shqiptarë.

Nga biseda me Burim Aliun, mësuam, se ai është diplomuar për pilot në vitin 2007 dhe tash mban vijat e rregullta në disa relacione nga aeroporti i Luganos, (në të cilin qytet banon me të shoqen Njomzën dhe dy vogëlushet Lonën e Hanën). Mësojmë se

Burimi në moshën 11-vjeçare erdhi në Zvicër, ku ju dashtë të mësojë mjaft për t`iu përshtatur rrethit të ri. Por, prirja, talenti e sidomos puna, bënë që ai të ketë sukses si në shkollimin fillor e edhe në atë të mesëm ne Uzëil të St.Galen. Aty, sidomos, ishte i suksesshëm në vizatimin teknik.

Dallohet edhe në projektin rreth teknologjisë së mullinjve. Pas shkollimit të mesëm iu ofrua mundësia që të punojë në Kompaninë e mirënjohur në tërë botën, Bühler AG, si përfaqësues i teknologjisë të cilën e kishte mësuar gjatë shkollimit, e perfeksionuar në praktikë. Gjatë kohës së maturës i kishte lindur interesimi për inxhinier makinerie, por disi më shumë e tërhiqte aviacioni, sidomos profesioni i pilotit. Pas pak vitesh gjatë testimeve pranuese doli shumë i suksesshëm, por problem paraqiste ana financiare.

Më 20 maj të vitit 2007 e arriti edhe licencën si Airline Pilot. Para se t’ia fillojë shkollimit qëndroi 3 muaj ne Vancouver të Kanadasë për të mësuar gjuhen angleze me preferenca të literaturës oficiale. Jep të gjitha provimet në gjuhën angleze. Një pjesë të mësimeve teorike i përvetësoi në afërsi të aeroportit të Cyrihut, ndërsa pjesën e praktikës në aeroporte të ndryshme në Zvicër por edhe në Florida të SHBA-ve, ku ushtronte me aeroplanë më të vegjël. Nga 8 janari i këtij viti, Burimi kaloi në Lugano, ku edhe e filloi punën në profesionin e pilotit për Kompaninë Zvicerane DARWIN AIRLINE.

Sipas orarit mban disa vija fluturimi prej Luganos në drejtim të Cyrihut, Gjenevës, Romës, Milanos, Palermos e të tjerë, duke pilotuar me aeroplanë që mesatarisht kanë deri në 50 vende, sepse aeroporti i Luganos ka një pistë mjaft të shkurtër e të ngushtë, ku madhësia e aeroplanëve duhet ti përshtatet terrenit. Patëm rastin të shohim edhe një video-xhirim që kishte bërë babi i tij, gjatë pilotimit të të birit. Ishte një mbresë e kënaqësi prej prindi kah e sheh të birin se si manipulon me tërë atë mekanizëm të ndërlikuar në kabinën e pilotit, derisa makina lartësohej mbi re.

Burimi pohon se aktualisht nuk është piloti i vetëm shqiptar në Zvicër, por që i vetmi që fluturon për aviacionin civil në Zvicër, sepse ai njeh edhe pilotë tjerë shqiptarë. Derisa fluturon me aeroplanin e tipit SAAB 2000 mbi pamjet piktoreske të reliefit zviceran, dëshiron që numri i pilotëve si dhe punëtorëve shqiptarë në aviacion, të shtohet nga viti në vit, krah