Serbia mban peng studentët me diploma të Kosovës

Serbia mban peng studentët me diploma të Kosovës

Qeveria e Serbisë vazhdon të mos i pranojë diplomat e lëshuara nga universitetet e Kosovës, pavarësisht se në korrik të vitit 2011 ishte arritur një marrëveshje teknike në Bruksel për njohjen reciproke të diplomave.

Peng i kësaj marrëveshjeje kanë mbetur 279 qytetarë të cilët kanë aplikuar për licencim nga autoritetet serbe por kjo nuk ka ndodhur. Marrëveshja për diplomat e nënshkruar në korrik 2011 mes zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe ish përfaqësuesit të Qeverisë së Serbisë, Borislav Stefanoviqit, ka pasur për qëllim përcaktimin e pranimin e diplomave universitare nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (EUA), dhe efekti përfundimtar ka qenë që ato diploma pas verifikimit nga ky asociacion të pranohen nga dy shtetet, Kosova e Serbia.