Rregullat e ISIS-it për media

isis mediaShteti i vetshpallur islamist ka vendosur 11 rregulla për të gjithë gazetarët që dëshirojnë të raportojnë brenda territorit që kontrollohet nga ISIS.

Rregullat vlejnë për të gjithë gazetarët e huaj si Reuters, Associated Press, e France-Press, por iu ndalohet të bashkëpunojnë me çfarëdo kanali satelitor lokal, apo ndërkombëtar.

Ndërkohë, Huffington Post raporton se pas diskutimeve me ISIS, disa nga gazetarët e këtij mediumi kishin pranuar kushtet.

E rregullat janë:

  1. Raportuesit duhet të betohen në besë kalifit Abu Bakir al-Baghdadi
  2. Puna e tyre do të jetë nën vëzhgimin e shërbimit mediatik të shtetit islamist
  3. Gazetarët mund të punojnë për agjenci ndërkombëtare të lajmeve si Reuters, AFP, AP, por duhet të shmangen nga bashkëpunimi me të gjithë kanalet satelitor lokal e ndërkombëtar. Gjithashtu iu mohohet të shpërndajnë me to çfarëdo material ekskluziv (zë apo fotografi)
  4. Gazetarëve iu ndalohet që të bashkëpunojnë me mediat që janë në listën e zezë të shtetit islamist si Al Arabiya, Al Jazeera, dhe Orient.
  5. Gazetarëve u lejohet të mbulojnë ngjarjet në vendin islamist si me shkrim si me fotografi jolëvizëse pa kontaktuar zyrën mediale të shtetit islamist.
  6. Gazetarët mund të vendosin raportet e tyre në rrjetet sociale dhe bllgjet ku mund të shpërndajnë lajmet dhe fotografitë. Por, zyra mediale islamiste duhet të ketë adresat dhe emrat e përdoruesve të këtyre faqeve të internetit.
  7. Gazetarëve nuk u lejohet të publikojnë reportazhe pa miratimin e zyrës mediale islamiste.
  8. Gazetarët duhet të respektojnë rregullat në fotografim brenda territorit duke mos fotografuar zonat e ndaluara.
  9. Zyra mediale e shtetit islamist do të vëzhgoj punën e gazetarëve brenda territorit të vendit. Çfarëdo thyerje e rregullave do të dënohet me suspendim dhe përgjegjësi.
  10. Rregullat nuk janë përfundimtare dhe mund të ndryshohen në çdo çast varësisht prej rrethanave dhe nivelit të bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve dhe zyrës mediale të shtetit islamist.
  11. Gazetarët marrin leje për ushtrimin e zejes pasi të aplikojnë në zyrën mediale të shtetit islamist.

/Telekomanda/