Reperi i njohur amerikan,The Game : Do doja të isha shqiptar (VIDEO)

mqdefault (2)
Reperi i njohur amerikan, The Game, ka arritur në Prishtinë. Koncerti i tij, që do të mbahet sonte (e shtunë) në mbrëmje në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, vjen pas atij që reperi mbajti në Berlin të premten.The Game do të performojë për rreth 1 orë për fansat e tij, që pritet të jenë të shumtë.Në një intervistë dhënë RTV 21 teksa reperi arriti në Aeroportin e Prishtinës, ai ka thënë se koncerti do të jetë “i çmendur”.Ai madje bëri edhe një deklaratë shumë interesante, kur tha se i do shqiptarët shumë.“I dua shumë shqiptarët, dhe nëse do të mund të lindja sërish, do të lindja shqiptar”, ka thënë The Game, duke shtuar se njeh shumë shqiptarë në Amerikë./LajmeOnline.EU/