Raporti i progresit në raport me shqiptarët në Maqedoni

Untitled_768338904Raporti i progresit në masë të madhe ka nënvizuar aspektet që kanë të bëjnë me shqiptarët si komunitet i dytë shumicë.

Në raportin e progresit janë dhënë vlerësime shqetësuese sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, por edhe çështjes së moszbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, informon INA.

Raporti që në fillim përmend ndryshimet kushtetuese që kanë inkorporuar është pikat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit për avancimin e pozitës së shqiptarëve. Shqiptarët në planin politik përmenden si komunitet i dytë me partitë e tyre etnike.

Në sferën e Qeverisë theksohet se koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI që ka një shumicë mes dy komuniteteve duhet të funksionojë më mirë si një njësi, në mënyrë që të ndërmerren masa më proaktive të përbashkëta për të rritur besimin midis komuniteteve.

Në raport flitet edhe për mungesën e organizimit të regjistrimit të ri të popullsisë, që dështoi tre vite më parë, gjithashtu për shkak të mosmarrëveshjeve në planin etnik, rreth aspektit të metodologjisë së numërimit të popullsisë brenda dhe jashtë vendit.

Një çështje e rëndësishme është decentralizimi dhe rekomandohet që të kryhet ky detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit dhe komunat e tjera të vendit të përfshihen edhe në decentralizimin fiskal.

Raporti një aspekt të veçant i jep Marrëveshjes së Ohrit dhe siç thuhet prioriteteve që ka ajo për të vazhduar sigurimin e një baze për marrëdhënie të mira ndëretnike.

Raporti rekomandon se ka vend për përmirësimin e M.O në fushat kundër diskriminimit, në sferën e përfaqësimit, përdorimit të gjuhës dhe arsimit.

Ligji për gjuhët dhe Ligji për përdorimin e flamujve të komuniteteve akoma nuk janë zbatuar siç duhet.

Komisionet për marrëdhënie ndëretnike nëpër komuna janë joefektive nga mungesa e burimeve.

Raporti rekomandon një shqyrtim të zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, pasi që ka shqyrtim jo të plotë dhe akoma nuk janë publikuar rezultatet.

Sipas raportit, buxheti i Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit është rritur, kryesisht për rrogat e rreth 1700 administratorëve, që akoma nuk janë shpërndarë nëpër institucionet e vendit dhe organet administrative.

Në raport shprehen kritika për mbingarkesën e institucioneve me administratorë të komuniteteve joshumicë dhe kjo ka ndikuar edhe në rritjen e përfaqësimit të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera, që siç raportohet deri tani është rreth 19 për qind.

Komisioni Evropian si shqetësim ka përfshirë edhe protestat e mëdha siç thuhet të bashkësisë etnike shqiptare që filluan në korrik, pas vendimit të gjykatës për rastin e njohur “Monstra” në lidhje me një vrasje të kryer në vitin 2012, për të cilët u dënuan gjashtë shqiptarë. Edhe vrasja e të riut maqedonas në komunën Gjorçe Petrov në Shkup, shkaktoi protesta dhe ka rritur tensionet ndëretnike, duke ekspozuar sërish mungesën e besimit mes komuniteteve.

Partnerët e koalicionit u bënë bashkë për të qetësuar protestat, por disa politika apo të njohur si drejtues politik të të dyja komuniteteve vazhdojnë të përdorin gjuhës etnike dhe përçarëse, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore.

Raporti rekomandon më shumë përpjekje për të promovuar marrëdhëniet e mira ndëretnike në bazë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2014/20141008-the-former-yugoslav-republic-of-macedonia-progress-report_en.pdf