Qytetarët kërkojnë zyrtarizmin e emrave të shkollave në Çair

Lajme-2013-ShkollaT_cair_184412726Qytetarët kërkojnë zyrtarizmin e emrave të katër shkollave fillore në Komunën e Çairit. Sipas tyre, përderisa procesi arsimor zhvillohet shqip dhe të gjitha kuadrot janë shqiptar, nuk mundet që shkollat t’i mbajnë emrat maqedonas.

“Duhet ndryshuar, pasi jemi të gjithë shqiptar përse të mos ndryshohen”.

“Duhet të jenë shqip. Dashtë Zoti t’i bëjnë shqip”.

“Pasi që janë edhe shumica shqiptare, duhet të ndërrohen”.

Disa prej qytetarëve tregojnë se pse deri më tani është zvarritur kjo çështje. Ata gjykojnë subjektin politik shqiptar në pushtet për mungesë të fuqisë politike.

“Së pari me politik ne jemi dobët dhe koalicioni që është në qeveri nuk i lëshon pe aspak”.

“Kjo parti nuk më pëlqen, unë jam mërgimtarë, mirëpo ndër vite e njëjta parti, nuk bën. Ka mungesë shumë, ka tepër mungesë”.

Zyrtarizmi i emrave të shkollave fillore në Çair, prolongohet prej dy vitesh. Ministri Abdilaqim Ademi, pret harmonizimin e të gjitha palëve, gjegjësisht dritën jeshile nga VMRO-DMPNE-ja. Në hyrje të shkollave “Cvetan Dimov”, “Rajko Zhinzifov”, “Jane Sandanski” dhe “Nikolla Vapcarov”, që në vitin 2012 janë vendosur tabela me emrat e “Hasan Prishtinës”, “Ismail Qemajlit”, “Jashar Bej Shkupit” dhe “Imri Elezit”.
Alsat M, mëson se bëhet fjalë për një marrëveshje mes partnerëve të koalicionit. Në fakt, dy nga emrat e shkollave janë të papranueshëm për Kryeministrin Gruevski, të Emri Elezit dhe Hasan Prishtinës.