Pushime romantike për Mërgim Mavraj, njihuni me bukuroshen e tij bjonde

loading...

loading...

Ai është një djalë mjaft i thjeshtë, i përulur, një futbollist mjaft punëtor, jep shpirtin në fushë dhe është shtylla kryesore e kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj ka nisur pushimet me të dashurën e tij gjermane, Lisa.

Ata së bashku po kalojnë disa ditë romantike në Ibiza të Spanjës, teksa bukuroshja bjonde ka shpërndarë fotografi në Instagram.

“Dashuria nuk ka nevojë të jetë perfekte, por vetëm të jetë e vërtetë”, shkruan ajo në një foto me Mavraj.

Mbrojtësi i Këlnit në Bundesligën gjermane nuk e ka ekspozuar asnjëherë të dashurën e tij në rrjetet sociale.

loading...