Përmes një animacioni interesant, Ford prezanton modelin e mahnitshëm GT (Video)

ford-gt

Përmes një animacioni, gjiganti i veturave ka treguar formën dhe funksionalitetin e modelit të ri të saj.

Piazza San Fidele në Milan ka mbledhur dashamirët e veturave, për të parë se si do të duket modeli GT.

Teksa sa herë përmendet Ford na shkon mendja tek Fiesta dhe Fokus, modeli i ri që do të kushtojë 360 mijë euro është komplet “jashtë” këtij perceptimi.

Me linja të veçanta, kjo veturë që ka dy ulëse dallon shumë nga prodhimet e mëhershme të Fordit, transmeton Telegrafi..

Krijuesit prapa GT-së, që kanë punuar një kohë të gjatë në një interier, të veturës së mbështjellë me alumin dhe fibra karboni, garantojnë shumë komoditet.

Klientët me xhepa të thellë kanë mundësi ta blejnë atë në Kinë në fund të vitit, kurse evropianët duhet të presin deri në fillim të vitit të ardhshëm.