PDSH pas kongresit vendos kthimin në parlament

Pas takimit me ambasadorin e BE-së në Shkup, Aivo Orav, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi vendosi që grupi parlamentar i partisë së tij të kthehet në Kuvend . Grupi parlamentar i PDSH-së menjëherë pas Kongresit të partisë të caktuar për më datë 12 tetor do të kthehet në kuvend. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi, në deklaratën e tij pas takimit që grupi parlamentar realizoi me euro-ambasadorin Aivo Orav.

“Sot kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kishte një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian Aivo Orav, i cili kryetarit sot ia dhuroi progres raportin.Sigurisht se gjatë ditës së sotme pasi që do të bëhet analiza thelbësore i këtinj raport progresi, ne edhe do ta japim qëndirmin tonë më të saktë lidhur me raportin.
Kryetari i PDSH-së e përshëndeti progres raportin dhe falënderoi për rekomandimin e radhës që ia dhanë maqedonisë, se në qoftë se nuk do të kishte rekomandim të ri, atëherë maqedonia do të shkonte drejt rënies së lirë.Kryetari gjithashtu e informoi ambasadorin se pas kongresit partiak që e kemi në fund të kësaj jave, organet e partisë do të marrin vendim për kthim në parlamentin e Maqedonisë”, deklaroi Tresi.