Elefantët rusë i shpëton vodka nga acari

Elefantët rusë i shpëton vodka nga acari

Dy elefantë cirku u shpëtuan nga i ftohti siberian, duke i “ushqyer” me vodka. Kafshët po transportoheshin nga një cirk polak që do të jepte shfaqje në Verilindje të Federatës Ruse, por makina e tyre mori flakë gjatë një aksidenti rrugor në rajonin më të ftohtë rus, Novosibirsku. Mes temperaturave deri në minus 40 gradë […]


Nuk je nga Zvicra? Nuk ka cigare

Duhanpirësit në Zvicër mund të blejnë cigare në automatët e cigareve vetëm pasi të tregojnë letërnjoftimin ose një zheton. Por, për shumë shtetas të huaj kjo gjë duket e pamundshme. “20minuten.ch”, duke iu referuar rastit të një shtetase maqedonase shkruan se ajo duke mos pasur letërnjoftimi zviceran dhe as patentë shoferi të këtushme, shkruan se […]


Nëntë vjet në punë, punoi vetëm gjashtë ditë

Një italiane është dënuar me dy vjet burgim të rëndë për arsye se brenda 9 vjetëve, sa ka qenë e punësuar, i ka kaluar n[ punë gjithsej gjashtë ditë, transmetojnë mediumet italiane. Gazeta “Repubblica” shkruan se Silvia Sarti, me profesion infermiere, duhet të paguajë edhe dënimin në shumë prej 25 000 eurove në emër të […]


Nga Rtanji në Kinë, njerëzit kërkojnë strehim nga apokalipsi

Derisa për shumicën e njerëzve data 21.12.2012 është një ditë sikurse të gjitha të tjerat, disa të tjerë janë të bindur se ajo do të jetë dita e fundit e ekzistencës së Tokës. Edhe pse as vetë majanët nuk kanë qenë të bindur për tezën e “apokalipsit”, përkrahësit e këtij parashikimi tashmë kanë rezervuar vendet […]


Një arkivol për t’u prehur… me muzikë

Një arkivol i ri, në të cilin gërshetohet kompleksiteti dhe teknologjia e lartë, u realizua nga një suedez, i cili që ka nxjerrë në shitje pajisjen e tij për 25 mijë euro. E veçanta e këtij arkivoli është se ai është i pajisur me një sistem boksesh, i cili transmeton pa pushim këngët e preferuara […]


Klean, vajza që çuditi botën e shahut

Klean nuk i ka mbushur akoma shtatë vjeç dhe rezultatet e saj në shah janë të jashtëzakonshme për një fëmijë në këtë moshë. Ka pak që është kthyer nga Kampionati Botëror i Shahut të të Rinjve që u zhvillua në Maribor, Slloveni, në javën e dytë të nëntorit. Klean ishte më e vogla jo vetëm […]



Shampanjë E Ushqim Për Ditën E “Apokalipsit”

Një prodhues shampanje nga Ukraina ka organizuar një festë për Apokalipsin pikërisht në qilarët e tij, transmeton ABCnews njoftimin. Ai ka ftuar me qindra persona të presin së bashku fundin e botës sipas asaj që është parashikuar nga profecia Maja, duke pirë shampanjë. Qilarët janë ndërtuar 135 vjet më parë me idenë për të prodhuar […]


Shumica E Mbi 100-Vjeçarëve Në Amerikë, Gra

Edhe pse tashmë është e ditur se gratë jetojnë më gjatë se burrat, një studim amerikan tregon se në kategorinë e njerëzve mbi 100 vjeç, gratë bindshëm prijnë në statistika, pasi në çdo mashkull 100-vjeçar vijnë pesë femra 100-vjeçare. Sipas Entit të Statistikave në SHBA, që mbështetet në regjistrimin e popullsisë të vitit 2010, nga […]