Njeriu që thotë se shkoi në ferr dhe u kthye për t’iu treguar njerëzve si është ai (VIDEO)

loading...

loading...

Ishte 22 nëntori i vitit 1998 kur Bill Wiese dhe gruaja e tij kaluan mbrëmjen me miqtë e tyre dhe shkuan për të fjetur në mesnatë.
Tri orë më vonë, Bill ndjeu se u ngrit nga shtrati i tij dhe udhëtoi nëpër ajër dhe ra në dyshemenë e fortë të një qeli burgu, për të cilën ai e kuptoi më pas se ishte në ferr.
Ai ishte aty për 23 minuta dhe pa dy kafshë që lëshonin erë të pistë, personifikime të së keqes dhe terrorit, të cilat flisnin në një gjuhë blasfemike.
Wiese thotë se krijesat kishin forcë përafërsisht njëmijë herë më të madhe se fuqia e një njeriu. Sipas Wiese, kafshët e hodhën atë në një muri prej guri, duke i thyer kockat e tij dhe më pas duke e shqyer mishin e tij,
Wiese thotë se ia arriti të zvarritet nga qelia, ku dëgjoi britmat e miliarda njerëzve të bllokuar në ferr. Më pas ai thotë se takoi Jezusin, i cili i tha atij t’iu tregonte njerëzve të tjerë se si është ferri i vërtetë.
Wiese thekson se pas kësaj përvoje, ai u zgjua në dyshemenë e dhomës së tij duke bërtitur i tmerruar.
Pasi Zoti i tregoi atij se si është ferri, ai vendosi të braktisë punën e tij dhe t’ia kushtojë tërë kohën tregimit të historisë së tij, për t’i inspiruar njerëzit e tjerë që të besojnë në Zot dhe në ferr, transmeton Gazeta Express.
Për përvojën e tij, Bill ka botuar një libër me titullin “23 minuta në ferr” i cili është në listën e librave më të shitur të New York Times.
Për të gjithë ata që janë kureshtarë për jetën pas vdekjes, Wiese ka përgjigje për disa prej pyetjeve më të shtruara:
A është ferri një vend i djegur?
Ku është ferri?
A kemi trup në ferr?
A ka dënime me sipas shkallës në ferr?
A ka fëmijë në ferr?
A i torturojnë demonët njerëzit në ferr?
A shkojnë “njerëzit e mirë” në ferr?
Më poshtë mund ta shikoni një video në YouTube, ku Bill është i ftuar në një emision dhe tregon për përvojën e tij.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë

VIDEO

loading...