Në UEJL u promovua revista studentore “Euroidea”

rsz_img_4190 Tetovë – Hapësira mediatike brenda kampusit të UEJL vazhdon të mbahet gjallë dhe kreative në saje të një pune të palodhshme që po bën stafi i revistës ‘Euroidea’. Të Mërkurën ( 08 tetor) në Qendrën për Konferenca (BDC) në UEJL, studentët promovuan para brucoshëve numrin e parë të kësaj reviste për këtë viti akademik.
Gjatë këtij takimi e ftuar ishte Këshilltarja Ekzekutive për cilësi dhe performancë në UEJL, znj.Heather Henshaw e cila tha fjalët përshëndetëse.

Më pas fjalën e mori edhe kryeredaktorja e revistës studentore, znjsh.Arbnora Zhuta e cila u shpreh:

“Të qënurit në krye të revistës studentore të UEJL-së përveç se privilegj, njëkohësisht është edhe një detyrë e cila kërkon përgjegjësi të madhe, seriozitet dhe mbi të gjitha shumë përkushtim.

Objektivi kryesor i revistës studentore “Euroidea” është që të paraqesë shkrime të sakta dhe të drejtpeshuara që do të ngjallin kurreshtjen e lexuesit duke e promovuar universitetin, përfshirë programet e tij, të diplomuarit, fakultetet, menaxhmentin dhe mbi të gjitha studentët.

Botues i revistës ”Euroidea” ka qënë dhe vazhdon të jetë Parlamenti Studentor i UEJL-së, i cili ka për qëllim të mbështesë studentët dhe idetë e tyre në mënyra të ndryshme.”
Stafi revistës studentore “Euroidea” gjithashtu kishte përgatitur një prezentim me informacione më të detajaura mbi punën dhe mënyrën së si funksionon ky organ mediatik brenda kampusit të UEJL-së.

Në fund të takimit, kryeredaktorja i dekoroi me mirënjohje të gjithë ish aktivistët e “Euroidesë” të cilët kanë kontribuar dhe kanë dhënë mund që kjo revistë të botohet me shkrime sa më atraktive dhe profesionale.