Mund të përgatitet në kushtet e shtëpisë, ja larësi i fytyrës që do të na sigurojë rezultate fantastike

Larësi i fytyrës që do t’ju prezantojmë sot mund të përgatitet fare lehtë në kushtet e shtëpisë dhe në fund do t’ju japë rezultate të pabesueshme. Filloni duke e aplikuar atë çdo ditë në lëkurë dhe fytyra juaj do të jetë e pastër si kurrë më parë!

Përbërësit e recetës për larësin e fytyrës:
1 lugë gjelle me mjaltë
1 lugë çaji sodë buke
½ një gotë me ujë të nxehtë
2 lugë të sapunit tuaj të preferuar (i lëngët)
2 lugë xhel Aloe Vera

Përgatitja:
Vendos sodën në një tas dhe shtoni një lugë çaji me ujë. Përziejeni mirë dhe vendoseni mënjanë.

Tani, shtoni sapunin dhe përzieni sërish, pastaj shtoni ½ një filxhan me ujë të nxehtë, shtoni xhel Aloe dhe mjalt.

Përzieni sërish derisa të krijohet një masë homogjene dhe kështu sapo përgatitët larësin e fytyrës suaj! Përdoreni atë çdo mëngjes për të pastruar fytyrën dhe lëkura juaj do të jetë e pastër dhe e butë!