MC Kresha viziton Shkëndijën – FOTO

0Reperi i njohur kosovar Kreshnik Fazliu, i njohur më shumë në opinion si Mc Kresha ka vizituar Shkëndijën, ndërsa me këtë rast drejtuesit i kanë dhuruar fanellën e klubit me numrin 10-të.

KF Shkëndija vazhdon të zgjojë interes të madh në mesin e shqiptarëve në të gjitha anët, ndërsa përveç tifozëve të zakontë klubi gjithnjë e më shumë vizitohet nga artistë dhe figura eminente. I fundit që qëndroi në zyrat e klubit në kompaninë ‘Ecolog’ ishte reperi i njohur kosovar Kreshnik Fazliu, i njohur më shumë në opinion si MC Kresha. Vizita e tij është respekt për Shkëndijën dhe me këtë rast në shenjë mirënjohje drejtuesit i dhuruan artistit fanellën me numrin ‘10’.

Më vonë me të njëjtën MC Kresha u paraqit në performansën e tij në mbrëmjen zbavitëse të organizuar në Universitetin e Evropës Juglindore, ku interesi nga studentët ishte i jashtëzakonshëm. Vizita e Fazliut te Shkëndija është vetëm vazhdim i trendit të nisur kohëve të fundit edhe nga artistë të tjerë. Ditë më parë në darkën e fundit të ekipit, para lëshimit në pauzën dimërore, skuadra u befasua me vizitën e artistit të njohur Xhevdet Jashari, i njohur si ‘Arifikmeti’ i serialit ‘O sa mirë’. Kohë më parë mysafir i klubit ishte edhe futbollisti i Frajburgut të Gjermanisë dhe reprezentues i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi.

0a

0b

0c