LG G Watch R vjen më 14 tetor

0LG ka konfirmuar se do ta lansojë orën e saj të shumë përfolur, LG G Watch R në konferencën që do të mbahet më 14 tetor.

Kompania ka konfirmuar edhe çmimin për orën e re të mençur. Varësisht nga vendet çmimi do të sillet rreth 250 euro. G Watch R konsiderohet të jetë rival i orës së Motorolas, Moto 360.

Ora e re ka procesor 1.2 GHz Spandragon 400 dhe vjen me ekran 1.3 inç. Specifikat tjera të orës do të bëhen të ditura në lansimin zyrtar të saj