Learta Jakupi po pret binjakë (Foto)

loading...

loading...

Pavarësisht se sa shkruajnë mediet për jetën e saj private, ajo po vazhdon të shijojë ditët më të bukura, e me padurim po pret që të bëhet nënë, shkruan revista Kosovarja.
Çdo fotografi e saj përcjellet dhe komentohet nga ndjekësit e shumtë që ka në rrjetet sociale.

Por, këtë detaj nuk e kishte vërejtur askush…

Në fotografinë që Learta ka hedhur me Kushtrimin, ku shihet torta me këpucët, njëra këpucë është me shenjë rozë ndërkaq tjetra me blu, poashtu shihen edhe zemrat me ngjyra të tilla duke mbajtur çifti në duar.

Deri tash nuk është konfirmuar asgjë me që Learta nuk dëshiron të bëjë publike këtë gjë, por në qoftë ashtu, është vërtetë një gëzim dhe bekim i madh për çiftin që do të bëhen prindër.

loading...