Largoni mushkonjat nga shtëpia sa hap e mbyll sytë vetëm me këtë spraj të bërë vetë në shtëpi

Mushkonjat dhe buburrecat janë ndër insektet më të bezdisshme që askush nuk dëshiron t’i shohë nëpër ambjentet e shtëpisë.

Pëveç kësaj, ata janë edhe një burim i madh sëmundjesh. Ato qëndrojnë zakonisht në qoshet e shtëpisë, në vende të errëta, nën tryeza apo mbi ushqime që mund t’i keni lënë të ekspozura.

Metoda më e zakonshme e largimit të tyre bëhet me produkte të gatshme, të cilat i asgjësojnë ato.

Por, problemi qëndron se ata përmbajnë kimikate dhe kanë aromë shumë të rëndë, të dëmshme për të gjtihë, veçanërisht për fëmijët.

Kështu, në këto kushte ia vlen të eksploroni dhe të përgatisni një spraj me përbërës natyralë që nuk kanë efekte anësore në shëndetin tuaj.

Përbërësit:

½ një filxhan çaji uthull

½ një filxhan çaji shampo

½ filxhan çaji vaj ulliri (ose ndonjë lloj vaji tjetër)

Përgatitja:

Hidhni të gjithë përbërësit në një shishe spraji. Tundeni shishen mirë që përbërësit të kombinohen plotësisht. Hidheni atë në të gjitha ambjentet e shtëpisë ku ka mushkonja apo insekte të tjera.

Nuk keni pse të shqetësoheni për fëmijët apo pjesëtarët e tjerë, sepse nuk shkakton anjë lloj problemi shëndetësor. Ky spraj ka aftësinë t’i eliminojë insektet në një kohë shumë më të shkurtër.