Ky është talenti i ri kosovar në futbollin gjerman

erlonsallauka

Erlon Sallauka i lindur në një familje Kosovare shqiptare në Siegen të Gjermanisë ka filluar të shkëlqejë në futboll që në moshën 14 vjeçare duke u cilësuar si një talent i ri për futbollin Gjerman.

Të afërmit e tij shprehën për lajmiri.com se Erloni ka filluar të luajë futboll që në moshën 6 vjeçare.

Gjithashtu të afërmit shprehën se “Sot, në moshën 14 vjeçare Erloni është kërkuar nga skuadrat e Köln dhe Shalke 04 që të jetë pjesë e talenteve të reja së klubit.”

Gazeta më e madhe në Gjermani Siegener Zeitung në rubrikën e sportit shkruan “Erlon Sallauka i ndihmoi skuadrës së tij dhe ishte lojtari më i dalluar i turneut në të cilin shënoi 12 gola u shpall si golashënuesi dhe lojtari më i mirë “. Vlen të përmendet që talenti Kosovar është golashënuesi më i mirë në skuadrën aktuale SUS Niederschelden.

Familja e talentit të ri Kosovar ka emigruar nga Budakova e Suarekës drej Gjermanisë gjatë kohës së luftës.