Kinë-Gjermani, marrëveshje investimesh prej 18.1 miliardë dollarë

2014101108050714048Kryeministri kinez Li Keqiang gjatë takimit me kancelaren gjermane Merkel në Berlin theksoi se të dyja palët do të nxitin bashkëpunime të reja në fushën e industrisë, shkencës dhe teknologjisë, arsimit, mbrojtjes së ambjentit dhe urbanizimit. Ai bëri thirrje për rritjen e eksporteve të teknologjisë së lartë gjermane në Kinë. Gjatë vizitës zyrtare të kreut të qeverisë kineze Li Keqiang në Gjermani u nënshkrua një marrëveshje për investime dhe bashkëpunim teknologjik me vlerën 18.1 miliardë dollarë.

Në forumin e biznesit, kryeministri kinez theksoi se Kina ka aftësinë dhe kushtet për një rritje ekonomike rreth 7.5% këtë vit. Ai komentoi se kjo rritje është e pranueshme përderisa punësimi është i garantuar dhe të ardhurat e familjeve kineze janë rritur dhe përmirësuar cilësisht.