Jepet alarmi për ”shqipen ” në Llabunishtë‏

llabunishta-2-398x250Nga Komuna e Strugës japin alarmin në lidhje me situatën më të fundit në Shkollën fillore komunale ”Murat Labënishti” për faktin se si rezultat i mos dhënies së pëlqimeve nga ana e MASH-it mungon kuadri pedagogjik për disa lëndë mësimore në këtë institucion arsimor.Sipas vendorëve pavarsisht gadishmërisë së tyre që nëpërmjet formave të tjera të tejkaloj këtë problematik është evidente fakti që shkollës së Llabunishtit vecanërisht klasëve më mësim në gjuhën shqipe po u ndodh një padrejtësi e cila po reflektohet në procesin edukativo-arsimor.

Suria Rashidi nga Komuna e Strugës potencon se e gjithë kjo situatë ka ardhur nga fakti që MASH-i në të kalurën dhe tani nuk ka dhënë pëlqime për angazhimin e mësuesëve të rinj pavarsisht faktit që shkolla e Llabunishtit i plotëson të gjitha kushtet për një gjë të tillë.Rashidi potencon se aktualisht pavarsisht përpjekjeve për tejkalimin e kësaj situate alarmante mungojnë mësimdhënës për gjashtë lëndë mësimore situatë e cila duhet t’i shqetësoj autoritetet përkatëse.Ndërkohë sipas këshilltarit që përfaqëson këtë vendbanim në Këshillin komunal nga radhët e BDI-së ,Agim Shaqiri gjithë kjo situtë duhet të kalohet nëpërmjet një bashkëpunimi ndërmjet shkollës ,Komunës dhe MASH-it sepse kjo që po ndodh me Llabunishtin sipas tij është për të ardhur keq.Sipas Shaqirit përvec kësaj problematike shkolla e Llabunishtit ballafaqohet edhe me situatën kur një pjesë e mirë e të angazhuarëve nuk kanë pregaditjet e duhura arsimore profesionale për lëndën që ligjërojnë .

”Detyrimisht të merren masa për zgjidhjen e kësaj situate problematike sepse në të kundërtën ne si banor të Llabunishtit jemi në të drejtën tonë që të mendojmë se dikush po luan me shqipen në Llabunishtë ”përfundon ai. Mësimi në gjuhën shqipe në këtë shkollë për herë të parë filloi më vitin 2005 dhe prej atëher numri i nxënësve shqiptar është në rritje progresive gjë që këtë shkollë e ka shndrruar një nga institucionet më të mëdha ku mësohet në gjuhën shqipe në Komunën e Strugës.

Në vitin 2008 kjo shkollë u pagëzua me emrin e ”Murat Labënishtit” një nga aktivistët e kauzës shqiptare i lindur në Llabunishtë i arsimuar në Sorbonë i përndjekur i dënuar dhe më vonë i vrar për aktivitetin e tij pro cështjes shqiptare nga komunistët e të dya anëve të kufirit. Edhe pse në shum shkolla të Strugë si në qytet ashtu dhe në zonat rurale nga viti në vit shënohet ulje e numrit të nxënëve që mësojn në gjuhën shqipe kjo gjë nuk ndodh me shkollën fillore ”Murat Labënishti” të fshatit Llabunisht në të cilën këtë vit shkollor klasa e parë e frekuentohet nga rreth njëqind nxënës që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe dhe 20 deri 30 në gjuhën maqedonase.

Fshatrat e këaj ane të Strugës si Llabunishti ,Podgorca, Oktisi,Boroveci dhe Jabllanica për dekada me radh nga sistemi monist dhe ky i tanishmi ishin të privuar nga gjuha shqipe dhe ishin përballë një politike asimiluese dhe shkombëtaruese permanemnte.Për shtetin dhe pushtetin ata ishin herë makedonski muslimani her torbesh në varëi të konjukturë politike pavarsisht deklarimeve të tyre të vazhdushëm se i përkisnin identitetit shqiptar i cili sot po del në sipërfaqe./Strugalajm