Jennifer Lawrence debuton e 12-ta në Billboard – VIDEO

loading...

0

loading...
Aktorja Jennifer Lawrence ka debutuar në top listën Amerikane në vendin e 12, me këngën ‘The Hanging Tree’ nga filmi ‘Hunger Games: Mockinjay’.

Lawrence, dy herë e nominuar për çmim Oscar dhe një herë fituese, tani po bën një hap edhe si këngëtare duke sjellë një hit të ri në këtë top listë, megjithëse ajo ka treguar se nuk ndihet fare komode kur këndon.

Ajo ka pranuar se ka qarë në ditën kur është dashur të xhirohej skena e këndimit, ku Jennifer luan rolin e Katniss Everdeen, por duket se i është shpaguar mjaft mirë.

Këtë javë, kënga ‘The Hanging Tree’ është shkarkuar 200,000 herë, duke u radhitur e dyta në renditjen digjitale.

loading...