Jashtëtokësor në Hënë? Pamjet turbullojnë (Video)

Jashtëtokësor në Hënë

A e kanë pushtuar jashtëtokësorët Hënën? Mund të duket ky sikur një film fantastiko-shkencor me buxhet të ulët, por në fakt është spekulimi i fundit që ka shpërthyer në internet pasi një seri e imazheve nga Google Maps kanë shfaqur një objekt misterioz në sipërfaqen e hënës.

Imazhet shfaqin një anije apo sondë në formë trekëndore me shtatë pika që shndritin përreth majës së saj, raporton Telegrafi.

Përderisa mund të jetë një bazë sekrete e njerëzve nga planeti Tokë, shumë faqe të specializuara për UFO-t raportojnë se objekti është një anije kozmike jashtëtokësore.

Objekti është zbuluar nga një studiues i fenomeneve paranormale i cili postoi një video të gjetjes së tij duke shkruar: “Është unike dhe e pazakontë në këtë zonë”. Daily Mail publikoi pamje dhe video që gjeni pranë këtij lajmi.

Në përshkrimin në YouTube shkruan: “Pasi shkova në Google Moon, unë e shikova këtë gjë një kohë të gjatë dhe mund të them se po, është vërtetë ai objekt, pa montazh dhe nuk e di se çfarë mund të jetë. Nuk kam gjetur një gjë të tillë në krateret tjera. Nuk kam asgjë tjetër për të Hënë”.

Nga ana tjetër raportime tjera bëjnë të ditur se objekti është jashtëzakonisht i madh, e mund të jetë edhe një bazë sekrete. Objekti besohet të jetë shumë më i madh se disa aeroplanë të tjerë në Tokë.

Është hera e parë që objekte të tilla vërehen në Hënë.