Itali, shqiptari trajton si skllav fëmijën! (Video)



Një ngjare e rende ka tronditur Italinë, pasi policia vendase ka zbuluar një rast abuzimi fizik me një vajze te mitur me baba shqiptar ne provincën Rapallo te Genovas. Sipas mediave vendase, 12-vjeçarja trajtohej si skllave nga i ati shqiptar dhe e ëma ekuoadoirane. Ngjarja është denoncuar ne polici nga një telefonues anonim, qe besohet se është një nder fqinjët e vogëlushes. Me te marre këtë informacion, forcat e rendit kane zhvilluar një kontroll ne apartamentin ku banonte vajza dhe e ka gjetur atë ne gjendje te rende psikologjike. Menjëherë pas kësaj, policia ka arrestuar babanë 37-vjeçar shqiptar, dhe bashkëshorten nga Ekuadori nen akuzën e keqtrajtimit te fëmijës dhe heqjes se paligjshme te lirisë. Nga hetimet e deritanishme, pasi është pyetur nga policia nen asistencën e psikologeve, e mitura shprehet se u shërbente për çdo gjë prindërve dhe dy vëllezërve te vegjël. Ajo tregon për ushqimet qe ishte e detyruar te hante dhe ndëshkimet qe merrte duke qëndruar me te brendshme ne ballkonin e shtëpisë. Aktualisht 12-vjeçarja dhe vëllezërit e mitur ndodhen ne një qendër sociale, nen asistencën e psikologeve.