Horoskopi ditor per 3. tetor 2015

loading...

horoskopi-530x300

loading...

Ne jetën sentimentale do keni surpriza te mëdha te cilat do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo sekonde. Nëse jeni beqare dhe nuk e keni gjetur ende shpirtin binjak, sot fati do jete ne anën tuaj. Shume gjera kane për te ndryshuar njëherë e mire. Ne planin financiar tregohuni sa me te arsyeshëm nëse nuk doni te mbeteni shpejt pa para.

Demi

Jeta juaj ne çift do jete rutine gjate kësaj dite dhe pikërisht kjo do ju beje te ndiheni keq. Po ja late gjerat kohës asgjë nuk ka për te ndryshuar dhe gjithçka mund te marre tatëpjetën. Beqaret do fillojnë aventura kalimtare, por qe do ju japin kënaqësi te paimagjinueshme. Ne planin financiar do jeni më me fat se kurrë me pare. Do i rregulloni shpejt te gjitha problemet.

Binjaket

Do keni goxha mosmarrëveshje sot juve qe jeni ne një lidhje dhe nuk do arrini dot te dashuroheni me qetësi. Faji ne fakt është i te dy palëve. Beqaret do enden sa andej këndej, por ne fund kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër. Me shpenzimet tregohuni shume me te matur nëse doni qe gjendja financiare te ketë përmirësime. Po te doni ju mundeni t’ia dilni mbanë.

Gaforrja

Priten turbullira sot ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si keni dëshiruar dhe ne fakt faji është me i madhi i juaji. Po vazhduat ende te jeni kokëfortë do shkatërroni gjithçka keni ndërtuar. Beqaret do dashurohen me persona te ndryshëm nga vetja. Ne planin financiar fati do jete me ju. Do arrini t’i kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Luani

Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe do bëni te njëjtat gjera si zakonisht. Beqaret do jene te përhumbur dhe as qe do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Do humbin goxha mundësi te mira. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe sepse do futeni ne probleme goxha serioze.

Virgjeresha

Gjate kësaj dite do mbizotërojë gjate gjithë kohës qetësia ne jetën tuaj ne çift. Do flisni për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do i shprehni ndjenjat si t’i keni ne zemër. Beqaret do kenë një dite te ekuilibruar dhe nuk do e ndiejnë nevojën për një person ne krah. Ne planin financiar gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Ju do bëni punën tuaj duke ulur shpenzimet.

Peshorja

Për ata qe janë ne një lidhje harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Shfrytëzojeni çdo moment sepse emocionet kane për te qene te forta. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te hedhin çdo lloj hapi. Gjerat nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe duhet te bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Akrepi

Mos bëni asnjë lloj çmendurie sot juve qe jeni ne një lidhje sepse nuk do jete momenti i duhur. Merrini gjerat sa me shtruar dhe nuk do keni probleme. Beqaret do jene ne humorin e duhur dhe gati për te pranuar ftesat qe do ju bëhen. Ata do pranojnë edhe propozimet për aventura. Për financat do jete një dite goxha e vështirë. Do ju duhet me patjetër te ulni te gjitha shpenzimet.

Shigjetari

Dashuria e çifteve do ketë bekimin e yjeve gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne çdo moment dhe gati për te hedhur hapa te mëdhenj. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës princin e kaltër dhe do e gjejnë atë atje ku nuk e kishin menduar ndonjëherë. Gjendja financiare do jete me e mire se me pare, megjithatë mire është te mos kryeni shpenzime ekstravagante.

Bricjapi

Dite e mbushur me plot çaste te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse jo gjithmonë vijnë dite te tilla. Beqaret do ndihen mire edhe ne shoqërinë e miqve prandaj nuk do kërkojnë ne pafundësi për princin e kaltër. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi kështu qe duhet patjetër te kërkoni ndihme nga te afërmit.

Ujori

Pasioni ne jetën tuaj ne çift do jete me i zjarrte gjate kësaj dite. Çdo moment do jete i veçante dhe kënaqësitë te mëdha. Beqaret nuk do jene ende gati qe ta ndryshojnë statusin e tyre dhe do refuzojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës te stabilizuar. Nuk do keni as problemin me te vogël ne këtë sektor.

Peshqit

As mos mendoni për aventura me persona te trete sot juve qe jeni ne një lidhje sepse do e shkatërroni gjithçka keni ndërtuar dhe do vuani tej mase me vone. Beqaret duhet t’ia lënë çdo gjë kohës dhe nuk duhet te bëjnë gjera qe mund t’i lëndojnë. Financat fatmirësisht nuk do kenë probleme serioze. Me pak me shume përkujdes mund te arrini t’i stabilizoni.

loading...