Hong Kong, mijëra protestues në shesh

h4-jpg20141011132308 Pas vendimit të qeverisë për të shtyrë bisedimet 30 mijë qytetarë të Honkongut dolën në rrugë duke iu bashkangjitur thirrjeve të bëra nga studentët për protesta masive, raporton Anadolu Agency (AA).

Reth 30 mijë protestues u mblodhën përpara ndërtesave qeveritare dhe kërkuan nga qeveria kineze të mos ndërhyjë në zgjedhjen e liderit të Honkongut.

Një nga protestuesit i veshur me bluzë të zezë dhe një fjongo të verdhë e cila njihet si ngjyra e protestës së qytetit tha se kanë mbushur sheshin për ti dhënë mbështetje studentëve dhe se kanë frikë nga ndërhyrja e policisë.

Kjo protestë cilësohet si një ndër pjesëmarrjet më të mëdha për kundërshtimin e qeversië për të biseduar me liderët e protestës.

Një nga drejtuesit e lartë të qeverisë së Hong Kong’ut Carrie Lam në një konferencë për shtyp kishte njoftuar anullimin e bisedimeve me mendimin se nuk do jepnin një rezultat konstruktiv.

Protestuesit, pas kësaj të premten në mbrëmje i bënë thirrje popullit të Hong Kong-ut për protesta masive.