Holandë, mbyllen burgjet sepse s’ka të burgosur


Përpos shumë problemeve që mund të ketë një vend, të mos kesh të dënuar mjaftueshëm për të mbushur burgjet është ndoshta më e mira.
Mbipopullimi i burgjeve mund të jetë një problem në botë, por në Holandë ato po mbyllen pasi nuk ka të burgosur.
Pesë burgje holandeze u mbyllën në 2016, pas 19 të tilla në 2014 dhe tetë në 2009.
Niveli i krimit në vend ka rënë me 0.9% në vit, dhe gjyqtarët japin vendime të shkurtra. Kjo do të thotë se 3 mijë qeli dhe 300 vende për të rinjtë nuk do të jenë më deri në 2021.
Britanikja The Guardian thotë se Norvegjia po kërkon të dërgojë të burgosurit e tepërt të kryejnë dënimin në Holandë, që kur sistemi i tyre i burgjeve është mbipoulluar, dhe Holanda ka hapësira.