E përdhunoi në hotelin luksoz në sy të fëmijës, 6 vite burg për shqiptarin

loading...

loading...

Nga një vit burg që iu dha në gjykatën e shkallës së parë, tashmë rritet në 6 vite, për akuzën e dhunës seksuale. Ky është dënimi që është dhënë nga gjykata e Apelit në Itali për një shqiptar, i cili është shpallur fajtor për përdhunimin e ish partneres në një hotel luksoz në Trento.

Çifti ishte ndarë pikërisht për shkak të keqtrajtimeve që kishte pësuar gruaja edhe ajo shqiptare, gjatë lidhjes.

Të dy kishin edhe një fëmijë dhe ajo kishte pranuar që ai të takonte, në praninë e saj dhe në zona të sigurta.

Pas një prej këtyre takimeve, burri e ndoqi dhe e kërcënoi me një thikë që kishte me vete. Madje, e rriti dozën e kërcënimeve, duke i thënë se do ti bënte keq të vëllait të saj të vogël që jeton në Shqipëri, nëse ajo nuk bënte çfarë i kërkonte.

Të dy, bashkë me fëmijën, u paraqitën në recepsionin e një hoteli luksoz në Trento dhe përveç kësaj gruaja pagoi edhe dhomën. Për të mos i shkaktuar trauma fëmijës, që u ngjit në hotel bashkë me ta, gruaja nuk ka kundërshtuar gjatë raportit seksual, raportojnë mediat lokale.

loading...