Drithërat “mashtruese” që fshehin tri rreziqe për trupin tonë

loading...

031

loading...

Ushqimin të cilin e konsumojmë në bazë ditore sipas hulumtimeve më të reja mund të ndikojë negativisht në shëndetin e lëkurës, nyjave dhe të rrisë sheqerin në gjak.

Në çfarë mënyre ndikon në të vërtetë gruri në shëndetin tonë dhe me cilat ushqime alternative mund ta zëvendësojmë në mënyrë adekuate.

Kardiologu William Davis pohon se si arsyet kryesore për shkak të të cilave njerëzit vendosin të hanë drithëra nuk janë mjaftueshëm të besueshme që gruri të bëhet pjesa përbërëse e ushqimit të dikujt, dhe që gruri i sotëm me të madhe dallon nga ai që është konsumuar para dy shekujve.

Në grurë nuk ka asgjë që nuk mund të gjendet në ushqimet tjera, materiet e njëjta ushqyese që gjenden në të mund t’i merrni edhe nga pemët dhe perimet e shëndetshme, prandaj zgjedhja duhet të jetë evidente,” thekson mjeku Davis i cili paralajmëron për tri pasojat e këqija të cilat i shkakton konsumim i grurit – problemet e mundshme me lëkurën, dhimbjen në nyje dhe sheqerin e rritur në gjak.

1. Karbohidratet në grurë shkaktojnë lëkurën e yndyrshme dhe shfaqjen e akneve

Karbohidrate në grurë zakonisht konsiderohen të mira për shkak të kompleksitetit të vet sepse dekompozimi i tyre zgjat më shumë dhe futen ngadalë në qarkullim të gjakut dh më ngadalë e rrisin koncentrimin e sheqerit në gjak, transmeton Koha.net. Por sasia e madhe e niseshtesë e cila me veprimin e enzimave në organizëm shndërrohet në sheqerna pasi që i mbush rezervat bëhet e tepërt, çka çon deri te niveli rritur i insulinës dhe aktivizimi i gjëndrave për prodhimin yndyrave, çka rezulton me lëkurë të yndyrshme dhe akne, pohon kardiologu Davis.

Në të janë grimcuar dhe zbardhuar pjesët më pak të vlefshme të grurit, ndërsa janë larguar më të rëndësishmet – membrana, krundet dhe embrioni. Zgjidhje për popullatën e shëndetshme e cila nuk duhet ta shmang tërësisht grurin është përdorimi i drithërave integrale për shkak të vlerës ushqyese.

2. Proteina gluten nga gruri ndikon keq në nyje

Dihet që sëmundja celiake ende nuk është hulumtuar mirë, ndërsa miliona amerikanë me siguri kanë alergji ndaj grurit dhe këtë gjë as që e dinë. Dhimbjet e shpeshta në nyje shfaqen si pasojë e kësaj alergjie e cila nuk është e diagnostikuar, paralajmëron dr. William Davis.

“Nuk ekzistojnë dy persona të sëmurë nga sëmundja celiake me simptomat e njëjtë të sëmundjes. Simptomat më të shpeshta që shfaqen për shkak të intolerancës në gluten janë: diarreja, kapsllëku, dhimbja në stomak, anemia, dhimbja në eshtra, thyerje e lehtë e eshtrave, çrregullimi i lëkurës dhe ndjesitë e dobësuara.

Personave të sëmurë u rekomandohet konsumimi i drithërave dhe grashinës të bluar në miell që nuk përmbajnë gluten. Alternativë e mirëseardhur janë amaranti, hikërrori, leblebitë, meli, bizelet, quinoa, soja ose tapioka.

3. Amilopektina – karbohidrati i grurit rrit sheqertin në gjak

Gruri mund të ketë veprim të keq në sheqerin në gjak, pohon dr. Davis sepse karbohidrate nga gruri më në fund shndërrohen në sheqer, ndërsa gruri është i stërmbushur me amilopektina, karbohidrate të cilat mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak më shumë se sheqeri i zakonshëm dhe mund të çojnë deri te shumë probleme tjera shëndetësore siç është diabeti.

Në ofertën e sotme komerciale të produkteve nga gruri më së shpeshti i gjejmë grurin e varfëruar për nga vlera ushqyese, i cili përmban shumë niseshte i cili në përbërje ka së shumti amilopektinë. Me përzgjedhjen e produkteve integrale dhe ushqimit të pasur me pemë dhe perime mund të ndikojmë në kontrollin e sheqerit në gjak.

loading...