Derbi i madh anglez i takon Manchesterit – VIDEO

loading...

foto4

loading...

Skuadra e Manchesterit ka arritur fitore të madhe në derbin kundër rivalit të përjetshëm Liverpool, me rezultat 3-1, ndeshje kjo e luajtur në “Old Trafford”.
Pjesa parë përfundoi pa gola 0-0, kurse në të dytën erdhën 4 gola. Golin e parë e shënuan “Djajtë e kuq” në minutën e 49’ nga Blind, pas 20 minutave lojë u akordua një penallti për Manchesterin dhe në gol e realizoi mesfushori spanjoll Herrera.
Golin e vetëm për Liverpoolin e shënoi Benteke në minutën e 84’ .
Duke menduar se Liverpool do të rikthehet vjen kundërpërgjigjja nga transferi i ri i United, Matrial i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1 në minutën e 86. Me këtë fitore Manchesteri ka grumbulluar 10 pikë dhe ngjitet në vendin e dytë si përcjellës i Manchester Cityt i cili ka 5 pikë më shumë.

1-0 Blind 49'

2-0 Herrera (p) 70'

2-1 Benteke 84'

3-1 Martial 86'

loading...