Çmimin Nobel për Paqe e fiton Malala Yousafzai dhe Kailash Satyarthi

6E53EF37-63FD-4CF4-B4B5-AECFCB6508C9_w640_r1_sMalala Yousafzai nga Pakistani, ka fituar çmimin Nobel për Paqe 2014, së bashku me aktivistin e të drejtave të fëmijëve, shtetasin nga India, Kailash Satyarthi.

Malala, njihet për fushatën e saj kundër shfrytëzimit të vajzave nga Talebanët.

Kurse, Satyarthi 60 vjeç, është aktivist i të drejtave të njeriut në Indi.

Ai njihet për aktivitetet e tij të shumta që nga viti 1990, në mbrojtje të fëmijëve.

Në mesin e tre finalistëve për të marrë çmimin Nobel për Paqe 2014, ishte edhe Papa Françesku.