Çmendet 59-vjeçarja nga Tirana, falsifikon adresën e Facebookut të një gruaje dhe dërgon video erotike

Foto ilustruse

Rastet kur një njeri vjedh identitetin e një tjetri në rrjet sociale nuk kanë munguar. Zakonisht protagonistë të këtyre rasteve janë adoleshentët, por rasti i fundit tregon krejt të kundërt.

Në këtë rast protagoniste është një 59-vjeçare, e cila ka falsifikuar adresën e profilit të rrjetet social Facebook të një gruaje 10 vjet më të re se vetja dhe me anë të kësaj adrese, e kërcënon dhe i dërgon video intime personave të tjerë.

Policia të ditur ka bërë të ditur vetëm inicialet. A.Ç, dhe se është banuese në Tiranë. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.