Çfarë qëndron pas imazhit “pa doganë” të Elisa Spiropalit? Statusi kushton

Ish-drejtoresha “e famshme” e Doganave dhe tashmë deputete, Elisa Spiropali vjen në një imazh të ri që ka tërhequr jo pak vëmendje në këto seanca të para parlamentare.

E shumëpërfolur për skandalin sa kohë ajo ishte në krye të Doganës, sot znj.Spiropali ka një imazh të ri nën petkun e deputetes dhe duket se ky status i ka hedhur pas krahëve të kaluarën nga qeveria “Rama 1”.

Shprehja “Nuk ka ndarje i bukur dhe i shëmtuar, por vetëm i pasur dhe i varfër” mund të gjejë mishërim në këto foto të znj.Spiropali dhe pa dyshim shumë figurave tjera politike në vend. Të gjithë e dinë që ka një kod veshjeje për Kuvendin, megjithatë askund nuk thuhet që duhet të jenë patjetër firmato dhe të kalojnë në veshje luksi.

Një deputeti mos i shiko veshjen, por punën, e megjithatë nëse mungon kjo e dyta domosdo do ngelesh duke parë “look-un” fatkeqësisht.

Më poshtë fotot e Elisa Spiropalit./JOQ.al

Foto kur Elisa Spiropali nuk ishte as drejtoreshë as deputete dhe gardëroba ishte e varfër.

9 shtator, Elisa Spiropali në seancën e parë plenare. Foto Agim Rama.

E hënë 11 shtator, seanca e dytë.