Çfarë nuk u pa nga dasma e Marinës dhe Getoarit, pamjet e reja do t’ju lënë pa fjalë

E ndërsa kanë kaluar tre ditë nga dasma e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit, ky i fundit duket se ka gjetur kohën ideale për të ndarë me fansat e tij disa nga momentet që ai i ka veçuar si më të bukurat.

Getoari ka publikuar disa foto të reja në të cilat shihet duke kërcyer me Marinën, nënë e tij, vjehrrën, Ardit Gjebrean, e miq të tjerë.

Kujtojmë se dasma e tyre u përfol si një ndër më të kushtueshmet, me një shifër që përllogaritet tek 130 mijë euro, por kjo mbetet ende një aludim pasi nuk është e konfirmuar.