Bulqizë, godet me sëpatë në kokë kushëririn

Bulqizë, godet me sëpatë në kokë kushëririn

Sëpata është parë si zgjidhja e problemeve të pronës mes dy kushërinjve në Bulqizë.

45 vjeçari Servet Jashari ka qëlluar me sëpatë në kokë djalin e xhaxhait të tij Artan Jashari, duke i shkaktuar plagë të rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Ostren të Bulqizës ku dy kushërinjtë janë konfliktuar mes tyre çka ka bërë që 45 vjeçari të humbë durimin dhe të godasë kushëririn me sëpatë në kokë.

Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku i dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së rëndë dhe humbjes së gjakut.

Ndërkohë nga ana e policisë vijoi ndjekja e autorit, ndërsa pas pak orësh u bë e mundur kapja e tij, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.