Atentati me eksploziv në Durrës, vdes në spital biznesmeni

Atentati me eksploziv në Durrës, vdes në spital biznesmeni

Tiranë, 24 janar 2014, lajmeonline.eu- Përditësuar, 24 janar 2014/ 14:15

Ka ndërruar jetë në spital biznesmeni Xhemal Çela të cilit iu bë atentat me eksploziv ditën e djeshme në zonën e Plepave në Durrës.

45 vjeçari nuk ka mundur tu mbijetojë dot plagëve të marra çka ka bërë që rreth orës 14:00, të gjejë vdekjen në duart e bluzave të bardha.

Çela lëvizte me makinën e tij të cilës i ishte vendiosur eksploziv, çka ka bërë që si pasojë e shpërthimit drejtuesi i makinës, Xhemal Çela të mbetet i plagosur rëNdë.

Ai u dërgua gjatë së enjtes në kryeqytet për ndihmë më të specializuar, por nuk ka mundur dot të shpëtojë.

Xhemal Çela ishte i përfshirë në biznes në fushën e ndërtimit, ndërsa nga ana e policisë thuhet se i ishte vendosur eksploziv në mjet me synim ekzekutimin.

Mësohet se lidhur me këtë ngjarje deri më tani janë shoqëruar 21 persona, të cilët mun të jenë përfshirë apo mund të kenë dijeni mbi gjithë sa ka ndodhur.

Shpërthen në ecje makina në Durrës, plagoset biznesmeni 

23 janar 2014

Një makinë tip “Citroen” me targa AA 759YE, është përfshirë nga flakët në zonën e Durrësit, në aksin rrugor Plazh-Plepa.

Mjeti në fjalë ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët si pasojë e një shpërthimi, çka ka bërë që drejtuesi i makinës, Xhemal Çela të mbetet i plagosur.

Menjëherë pas kësaj ngjarje i dëmtuari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, për të marrë ndihmën e shpejtë.

Mësohet se 45 vjeçari Xhemal Çela ishte i përfshirë në biznes në fushën e ndërtimit, ndërsa nga ana e policisë thuhet se i ishte vendosur eksploziv në mjet.

Sakaq nga ana e policisë po punohet intensivisht për të hedhur dritë mbi rrethanat e asaj që ka ndodhur, duke u përqendruar në pistën e një atentati të mundshëm. Pas marrjes së ndihmës në spitalin e Durrësit, Çela u dërgua për mjekim në kryeqytet për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes kritike.