Ali Ahmeti për vizitë zyrtare në Tiranë‏

ali-ahmetiKabineti i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Z. Ali Ahmeti, njofton që Kryetari Ahmeti do të qëndroj për vizitë zyrtare në Tiranë më 10 dhe 11 tetor 2014.

Më 10 tetor në Tiranë, Lideri i BDIsë Ali Ahmeti do të zhvillojë takime me Presidentin e Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, Kryeministrin, Z. Edi Rama, Kryeparlamentarin, Z. Ilir Meta si dhe Kryetarin e PD-së, Z. Lulzim Basha.

Takimet në Tiranë, Kryetari Ahmeti do ti vijojë edhe gjatë ditës së shtunë, më 11 tetor./Shqipmedia