Aktualitete

Hong Kong, mijëra protestues në shesh

Pas vendimit të qeverisë për të shtyrë bisedimet 30 mijë qytetarë të Honkongut dolën në rrugë duke iu bashkangjitur thirrjeve të bëra nga studentët për protesta masive, raporton Anadolu Agency (AA). Reth 30 mijë protestues u mblodhën përpara ndërtesave qeveritare dhe kërkuan nga qeveria kineze të mos ndërhyjë në zgjedhjen e liderit të Honkongut. Një […]


Kinë-Gjermani, marrëveshje investimesh prej 18.1 miliardë dollarë

Kryeministri kinez Li Keqiang gjatë takimit me kancelaren gjermane Merkel në Berlin theksoi se të dyja palët do të nxitin bashkëpunime të reja në fushën e industrisë, shkencës dhe teknologjisë, arsimit, mbrojtjes së ambjentit dhe urbanizimit. Ai bëri thirrje për rritjen e eksporteve të teknologjisë së lartë gjermane në Kinë. Gjatë vizitës zyrtare të kreut […]


Lirohet nga burgu pas 15 vjetësh, por e presin plumbat

Një burrë u lirua nga burgu ditën e enjte, ku kishte qëndruar për 15 vjet, por u qëllua 15 minuta më vonë. 33-vjeçari u lirua nga Burgu Shtetëror në Otisville në mëngjes me një biletë treni për të shkuar në shtëpinë e tij në Manhattan. Mirëpo, kur ai doli jashtë, diskush që po ngiste një […]



DÇP letër komisionit Evropian për mbrojtjen e ambientit!

DÇP i është drejtuar komisionit Evropian për ambientin me një letër, ku e informon komisionin Evropian për kaosin që mbretëron në komunën e Çairit! Nuk mund të heshtim dhe t’ju themi shëmtimeve ambientale dhe degradimeve njerëzore se është në rregull, kur që e shohim se gjithçka është për çdo kritikë! Tallja që bëjnë institucionet me […]


Integrimi i Maqedonisë, jashtë prioriteteve të qeverisë

Qeveria e Maqedonisë nuk është e interesuar për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, thonë njohësit e çështjeve ndërkombëtare, duke komentuar raportin e progresit të Komisionit Evropian, i cili për të gjashtën herë me radhë i jep Maqedonisë rekomandimin për nisjen e negociatave, por shoqëruar me kritika si asnjëherë më parë. Vërejtjet e shumta, sipas […]


Për rindërtimin e Gazës nevojiten 7,8 miliardë dollarë

Kryeministri palestinez Rami Hamdallah deklaroi se qeveria palestineze do të nisë me punimet për rindërtimin e Gazës, pasi një pjesë e rëndësishme e qytetit ka mbetur nën rrënoja të shkaktuara nga sulmet e fundit nga ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA). Hamdallah gjatë vizitës së parë në Gaza ka premtuar se qeveria do të bëjë […]


Ndryshimi i kufijve do të sjell ndryshimin e kufijve në rajon!?

Ideja e shefit të Zyrës Ruse në Kosovë, Andrey Shugurov, për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim të përfundimit të konfliktit dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet të dy popujve është cilësuar si e parealizueshme. Njohës të rrethanave politike në vend thonë se shkëmbimi i territoreve nuk është i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare, pasi për […]


Ja cilët janë politikanët e përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror

Një media afër Berishës ka publikuar emrat e të gjithë politikanëve të lartë të përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror për periudhën dhjetor 2012 deri në korrik 2014, në kohën kur vendi qeverisej nga të djathtët. Por jo vetëm kaq, “pre” e përgjimeve janë bërë edhe bismenë e gazetarë. Emrat janë publikuar në emisionin “Opinion”, dhe […]


Dilema e Turqisë në Siri

Militantët e Shtetit Islamik kërcënojnë të pushtojnë qytetin sirian të Kobanit, të banuar me shumicë kurde. Ankaraja është zotuar se do ta mbrojë, por kur bëhet fjalë për mbështetjen e fjalëve të saj me veprime ushtarake, ajo ka dilema. Nëse vepron, Turqia rrezikon të zemërojë ekstremistët e Shtetit Islamik dhe të futet në luftë. Nëse […]


Çmimin Nobel për Paqe e fiton Malala Yousafzai dhe Kailash Satyarthi

Malala Yousafzai nga Pakistani, ka fituar çmimin Nobel për Paqe 2014, së bashku me aktivistin e të drejtave të fëmijëve, shtetasin nga India, Kailash Satyarthi. Malala, njihet për fushatën e saj kundër shfrytëzimit të vajzave nga Talebanët. Kurse, Satyarthi 60 vjeç, është aktivist i të drejtave të njeriut në Indi. Ai njihet për aktivitetet e […]