Adoleshentja shqiptare tregon momentin e tmerrit të vrasjes së prindërve:”U fsheha në dhomë dhe…”

loading...

loading...

Krimi që tronditi kryeqytetin helen dhe jo vetëm, që ndodhi me 3 shkurt rreth orën 02:00 në rrugën ‘Olympou’ në Athinë, ku 2 persona të maskuar kanë hyrë në familjen e një shqiptari, ku kanë hapur zjarr ndaj gruas 50 vjeçe, duke e qëlluar disa herë me pistoletë në kokë dhe më pas ndaj burrit të saj, të cilët humben jetën për shkak ë plageve të marra. Paralelisht plagosën me mjete prerëse në fytyrë djalin e tyre 27 vjeç. Gjithçka në prezencë të vajzës 17-vjeçare.
Mediat greke kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës së familjes shqiptare, e cila ka rrëfyer përpara hetuesve momentin e tmerrit kur pa me sytë e saj vrasjen e nënës 50-vjeçare, babait, 53-vjeçar, që humbi jetën sot në spital.
“Ne nuk prisnin njeri në shtëpi, kështu që ishim të gjithë në gjumë” ka nisur rrëëfimin e saj 17-vjeçarja
Më pas ajo ka treguar për policinë se nuk ka mundur të shohë fytyrën e autorëve pasi ishin të maskuar. Por vajza shtoi se kishte dëgjuar zërat e lartë të autorëve, që flisnin në shqip dhe kërkonin “paratë, paratë”.
“Ata ishin me maskë, kur ata u futën në dhomën e gjumit të prindërve, unë u fsheha në dhomën time dhe njoftova policinë” ka thënë ajo.

loading...