7 netë nga ky serum dhe s’ka më rrathë të zinj poshtë syve

Sytë e fryrë dhe rrathëte zinj poshtë tyre tashmë janë një problem i zakonshëm i njerëzve të të gjitha moshave.

Pagjumësia dhe lodhja janë dy faktorët kryesorë që i shkaktojnë ato. Përdorimi i produkteve kozmetike apo faraceutike është me rrezik, pasi kjo është një zonë shumë e ndjeshme dhe mund të ndikohet lehtësisht.

Në këtë artikull do t’ju japim zgjidhjen që kuron rrathët e zinj dhe sytë e fryrë në vetëm 7 netë. Ky është një serum me kafe i cili vepron mjaft mirë në eliminimin e tyre.

Përbërësit:
3 lugë çaji pluhur kafeje
6 lugë çaji vaj bajame
2 kapsula vitaminë E

Përgatitja dhe përdorimi:

Shtoni të gjithë përbërësit në një enë të vogël dhe përziejini mirë.

Lërini mënjanë dhe pas 2 ditësh filtroni lëngun me një filtër kafeje.

Hidheni në një enë të pastër dhe ruajeni në frigorifer. Vendosni 2 lugë në frigorifer për 15-20 minuta.

Vendosini poshtë syve dhe shtypini lehtësisht rrathët e formuar derisa temperatura e tyre të kthehet normale.

Më pas aplikoni serumin e kafesë dhe masazhojeni zonën poshtë syve butësisht.

Lërëni gjatë gjithë natës. Përdoreni për 7 netë për të parë rezultate thjesht të mrekullueshme.//shije.al