20 vjeçarja mbytet në det, babai ndalon shpëtimtarët ta nxjerrin nga uji

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Dubai. Një vajzë 20 vjeçare është mbytur duke u larë në det, por më e tmerrshmja ka ndodhur kur dy burra kanë shkuar për ta shpëtuar. Babai i vajzës i ka ndaluar që ta shpëtojnë vajzën me pretekstin se vajza nuk duhej prekur nga burra të tjerë.
Babai i ka ndaluar personat të hyjnë në ujë dhe kur ata nuk janë bindur është bërë i dhunshëm. “Më mirë ajo të vdesë sesa të preket nga burra të tjerë”, ka thënë babai. Identiteti i personit nuk është bërë i njohur nga mediat e huaja por është arresuar.
“Ishte një ndër incidentet që kurrë nuk do ta harroj. Më ka shokuar edhe mua edhe të gjithë të tjerët që janë pjesë e këtij rasti”, ka thënë Ahmed Burqibah, zëvendës Drejtor i Departamentit të Kërkimit dhe Shpëtimit të Policisë së Dubait.